Vrasja e ekstremistit, a mund të trazohet qetësia e mortit?!

Mësohet se nga shteti grek pritet të jenë të pranishme në ceremoninë  e varrimit të tij edhe grupe ekstremiste, të cilat mund të shkaktojnë edhe trazira të mundshme.

Një ditë pas vrasjes së ushtarit ekstremist grek në Bularat të Gjirokastrës, situata në këtë fshat, në pamje të parë është e qetë, por banorët kundërshtojnë veprimin e policisë shqiptare.

Familja e 35-vjeçarit grek, Konstantinos Kaçifa, mamaja dhe dy motrat e tij, bashkë me të afërmit kanë hapur dyert e mortit.

Trupi i Kaçifas ndodhet në morgun e spitalit rajonal Omer Nishani në Gjirokastër. Ceremonia për varrosjen e tij, pritet të zhvillohet në orën 17:00, por flitet edhe për një shtyrje të mundshme.

Mësohet se nga shteti grek pritet të jenë të pranishme në ceremoninë  e varrimit të tij edhe grupe ekstremiste, të cilat mund të shkaktojnë edhe trazira të mundshme.

Por, çfarë ndodhi gjatë protestave ekstremiste pranë Ambasadës shqiptare në Athinë?

Pas lajmit për vrasjen e minoritarit grek Konstantinos Kaçifas gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës nuk vonuan protestat.

Me dhjetëra banorë të kryeqytetit grek, të pranishmit në protestë kanë shprehur revoltën për vrasjen e Konstantinos Kaçifas, i cili në rrethana ende të paqarta qëlloi me plumba ndaj policisë shqiptare. Me flamuj grekë dhe flamujt ekstremistë të “Epirit të Veriut” në duar, protestuesit në Athinë bënë thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

“Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tanë në tokën greke”, ishte një nga thirrjet e dëgjuara gjatë tubimit para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë.

Ndërsa, në një tjetër thirrje ishte “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”. Sipas mediave greke, protestuesit kanë tentuar të futen më forcë në Ambasadën shqiptare në Greqi, por policia greke ka rrethuar godinën me forca të shumta sigurie.

Lër një koment