Vrasja e ekstremistit grek, reagon Athina

Ministria e Jashtme e Greqisë, nëpërmjet një deklarate, ka reaguar pas vrasjes së ekstremistit grek në fshatin Bularat në Gjirokastër, pasi nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar.

Ndër të tjera Athina kërkon nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë të rrethanave të vrasjes së 35-vjeçarit grek, që është pjesë e ushtrisë.

“U informuam për vrasjen e të riut. Me autoritetet shqiptare po ndjekim zhvillimet. Ngushëllime për vdekjen e homogjenit grek. E papranueshme humbja e jetës së një personi në çdo rrethanë. Shprehim keqardhjen tonë për vdekjen e shtetasit grek ngushëllimet familjes së viktimës. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe më pas do të marrim masat e duhura menjëherë.”, thuhet mes tjerash në reagim.

Lër një koment