Vrasja e gazetares, BE-ja i kërkon Bullgarisë hetim të shpejtë

gazetarja.png

Komisioni Europian i kërkoi të hënën Bullgarisë që të zhvillojë një hetim të shpejtë për vrasjen e gazetares Viktoria Marinova.

Prokurorët thanë se 30-vjeçarja ishte përdhunuar, rrahur dhe mbytur. Trupi i Marinovës u gjet në një park afër lumit Danub.

“Nuk ka demokraci pa një shtyp të lirë. Ne presim një hetim të shpejtë dhe të plotë për t’i çuar përgjegjësit para drejtësisë,” shkroi Komisioni Evropian në Tëitter. Bullgaria u rendit e 111 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Gazetarëve pa Kufij. E fundit nga vendet e BE-së.

Ndonëse nuk ka pasur asnjë lidhje me punën e saj deri më tani, vrasja ka zemëruar dhe shqetësuar shumë në një vend ku njerëzit janë të zemëruar me korrupsionin e shfrenuar dhe një gjyqësor të paefektshëm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303