Vrasja e George Floyd: Drake dhuron 100 mijë dollarë në ndihmë të protestuesëve

29104118-0-image-m-29_1591059135759.jpg

Pas bashkëshortes së John Legend, Chrissy Teigen, e cila i dhuroi 200 mijë dollarë si garanci për protestuesit e arrestuar, së fundmi u bë e ditur se një shumë prej 100 mijë dollarësh apo (89 mijë euro) e ka dhuruar edhe reperi Drake.

Kjo iniciatë e 33-vjeçarit erdhi pasi qytetet e mëdha në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë organizuar protesta masive të frymëzuara nga vrasja e George Floyd.

Ai është bashkuar me Mustafa The Poet, teksa ky i fundit dhuroi 400 mijë dollarë apo (357 mijë euro) në ‘National Bail Out’.

Krijuesi i hitit “In My Feelings” përfshiu një ‘emoji’ të trëndafilit të kuq, që është një simbol i zakonshëm për socialistët demokratë të Amerikës, megjithëse Drake nuk e ka përmendur më parë si përkrahës i grupit.

Shuma që ai dhuroi ishte aq e madhe saqë nisën thashetheme të shumta për mashtrimin e tij.

“Ata e quanin mashtrim këtë”, tha reperi në një bisedë të bërë publike me Mustafan.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303