fbpx

Vrasja e Hekuran Billës, merret vendimi për Adiola Lakrën, shpërthen avokati: Fatkeqësi që…

Pak më parë, 26-vjeçarja Adjola Lakra ka dalë para gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”. Por avokati i saj në një prononcim për media, ka mohuar që ajo të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi te Komuna e Parisit ku mbeti i vrarë Hekuran Billa, duke u shprehur se ajo është mbajtur në burg vetëm nga fjalët që kanë qarkulluar në media, sikur ajo e ka pranuar fajin.

Ai thotë se të vetmet prova që ka prokuroria janë vetëdeklarimet e sinqerta të Lakrës.

“U siguroj dhe garantoj se në asnjë moment nuk i ka thënë fjalët që janë bërë publike. Në gjykimin tim ajo ngeli e arrestuar nga opinioni publik. Me kaq shumë opinione sa janë dhënë pa ditur faktet…I vetmi moment është fatkeqësia që përpara se të njihte viktimën ka njohur një nga autorët e dyshuar. Vajza po hetohet në rolin e ndihmëses, por do ta shikoni se nuk e ka patur atë rol. Të vetmet prova janë vetëdeklarimet e saj të sinqerta. Nuk ka patur dijeni për rastin, se kishte gjakmarrje mes dy palëve.

U garantoj që as nuk është paguar dhe nuk e ka ditur. Njohja është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale”, tha avokati.