Vrasja e Indrit Çelajt, policia kontrolle në banesat e vëllezërve Kusi, ja çfarë gjetën…

Policia e Tiranës ka “blinduar” banesat e vëllezërve Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët akuzohen për vrasjen e 26-vjeçarit Idrit Çelaj.

Policia ka kryer kontrolle të imtësishme në banesat e dy vëllezërve, në kryeqytet.

Uniformat blu kanë gjetur në banesa armë, në një banesë të vëllezërve Kusi, në fshatin Allgjatë.

26-vjeçari Çelaj u vra me plumb në kokë në banesën e vëllezërve Kusi, në zonën e “Myslym Shyrit”, teksa ishte duke punuar për kondicionimin.

Ngjarja ka nisur me një sherr mes të riut dhe dy vëllezërve, për një kondicioner, ndërsa më pas, vëllezërit e kanë qëlluar punëtorin e tyre, duke e lënë të vetëm.

26-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mund t’i mbijetojë, duke ndërruar jetë një ditë më vonë.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar disa persona, mes të cilëve edhe babanë e vëllezërve Kusi, ndërsa këta dy të fundit ndodhen ende në kërkim.