fbpx

Vrasja e Jetmira Hasanit, ç’tha në gjyq kunati për vrasjen? Gjykata merr vendimin

kunat.jpg

Një ngjarje tragjike ndodhi 2 ditë më parë në zonën e Bathores në Tiranë, ku Agron Tanushi vrau kunatën e tij Jetmira Hasani. Sot Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Agron Tanushin.

Në gjykatë Tanushi ka pranuar krimin për shkak të konflikteve për çështje pronësie që herët, por atë ditë sipas tij i kanë ardhur disa të rinj në shtëpi, të cilët e kanë kërcënuar. Tanushi është vetëdorëzuar me vullnet të lirë në komisariat, pasi kishte tentuar fillimisht të fshihej në qytetin e Lushnjes.

E gjithë skena e vrasjes është kapur nga kamerat e sigurisë pasi banesa ka qenë e survejuar.

Tanushi dhe Hasani kanë pasur përplasje të vazhdueshme mes tyre, pasi 34-vjeçarja qendronte në një shtëpi me familjen e ish-bashkëshortit të saj, i cili nga ana e tij prej vitesh ndodhej në emigracion

Në ditën kur ndodhi vrasja në banesën e autorit dhe viktimës ka qenë dhe Policia, dhe është larguar vetëm pak minuta se të ndodhte krimi i rëndë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303