fbpx

Vrasja e katër policëve/ Paloka ka një pyetje shumë thumbuese për Taulant Ballën

Pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar socialist, njëherazi Sekretar i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, në lidhje me një postim të kryedemokratit Lulzim Basha për vrasjen e 4 policëve, Dëshmorë të Atdheut, ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.

Në një postim në “Facebook”, Paloka i drejton disa pyetje Ballës, një prej tyre “se çfarë di për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?”.

POSTIMI I PALOKËS

Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës?

Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët që po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre?

Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?

Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?

A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?

Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.

Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet!