Vrasja e Khashoggit, Arabia Saudite dërgon dy ekspertë në Stamboll

jkhashoggi-file.jpg

Ndërsa hetimet për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi vijojnë, Arabia Saudite ka dërguar një toksikolog dhe një ekspert kimik në konsullatën saudite në Stamboll.

Ndërkohë, një zyrtar turk është shprehur se Arabia Saudite dërgoi dy ekspertë në Stamboll me qëllimin specifik për të mbuluar provat pas vrasjes së gazetarit Khashoggi.

Më shumë se një muaj pasi gazetari kritik i mbretërisë së Saudisë u vra brenda konsullatës saudite më 2 tetor, Turqia pretendon se trupi i tij është tretur në acid.

Sauditët pranojnë se gazetari u vra në konsullatën e tyre në Stamboll muajin e kaluar, por deklaratat e tyre se si u vra gazetari janë kontradiktore.

Ndërkohë, dy nga djemtë gazetarit kanë bërë një kërkesë emocionale për të marrë trupin e babait të tyre.

“Gjithçka që duam tani është ta varrosim në Medinë bashkë me pjesën tjetër të familjes së tij. Kam folur për këtë me autoritetet saudite dhe shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti.”, tha Salah Khashoggi në një intervistë për CNN.

 

scroll to top