Vrasja e Khashoggit, Erdogan fajëson qeverinë saudite

erdogan.jpg

Reccep Tayip Erdogan ka akuzuar qeverinë saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

“Ne e dimë se urdhri për të vrarë Khashoggin erdhi nga nivelet më të larta të qeverisë saudite”, shkroi ai në një artikull në “Washington Post”. Por, Presidenti shtoi se nuk besonte se ishte i përfshirë vetë mbreti Salman.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor, pasi kishte hyrë aty për të marrë disa dokumente që i duheshin për martesë.

Trupi i tij nuk është gjetur ende.

Sauditët kanë arrestuar 18 të dyshuar, të cilët, thonë ata, do të ndiqen penalisht në Arabinë Saudite, por Turqia dëshiron që ata të ekstradohen.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303