23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Vrasja e Khashoggit, Trump refuzon t’i përgjigjet senatorëve demokratë

spot_img

Administrata Trump ka refuzuar t’i përgjigjet një kërkese të bërë nga Kongresi për të dhënë një raport që përcakton se kush e ka vrarë gazetarin saudit Jamal Khashoggi.

Senatorët shkruan në tetor duke kërkuar hetimin e plotë të vrasjes. Senatorët gjithashtu i kërkuan  Shtëpisë së Bardhë të japë më shumë informacion rreth ngjarjes.

Një zyrtar i administratës tha se presidenti është në të drejtën e tij për të mos vepruar.

Gazetari Khashoggi u vra pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll në tetor të vitit të kaluar.

Ai ishte një kritik i fortë i qeverisë saudite. Trupi i tij thuhet se është copëtuar dhe ende nuk është gjetur.

Zyrtarët amerikanë të agjencive të zbulimit thonë se një operacion i tillë do të kishte nevojë për miratimin e princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Por zyrtarët sauditë këmbëngulin se ai u vra nga një ekip “mashtrues” i agjentëve sauditë që nuk vepruan me urdhrat e princit.

Një deklaratë e administratës tha se presidenti Trump “ka të drejtën e tij të refuzojë të veprojë sipas kërkesave të komitetit të kongresit kur është e përshtatshme”.

Megjithatë, senatorët demokratë i thanë New York Times se presidenti po vepron në kundërshtim me të ashtuquajturën Aktin Magnitsky, i cili kërkon një përgjigje të presidentit brenda 120 ditëve kërkesa e udhëheqësve të komitetit të Senatit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat