fbpx

Vrasja e Klodian Rashës/ Ministrja e Financave: Qeveria ka propozuar që…

rama-klodian-rasha-1.png

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj është ndalur në Parlament tek vrasja e Klodian Rashës nga efektivi si dhe në ligjin për sigurimet shoqërore.

“Më lejoni që në prezantimin e këtij Akti Normativ, në radhë të parë të përcjell ngushëllimet e mia familjes Rasha për këtë dhimbje të madhe. Ky Akt Normativ që paraqitet për shqyrtim dhe miratim ka si synim për t’i ardhur në ndihmë familjes në një situatë të vështirë. Qeveria ka propozuar që të krijohet mundësia ligjore për të trajtuar financiarisht familjen e personit që ka humbur jetën. Sigurisht bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe këtë kryeministri Rama dhe gjithë qeveria e kanë shprehur që ditën e parë e ne vijim”, tha ministrja.

Ky do të mund të përdoret në rast se precedentë të tjerë tragjik do të përsëriten.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303