fbpx

Vrasja e Kostandin Kaçifas, Tirana notë proteste Athinës

kreta-730x430.jpeg

Kostandin Kaçifas

Ministria e Jashtme e Shqipërisë do të dorëzojë një notë proteste lidhur me vrasjen e Kostandin Kaçifës.

Ambasadorja e Shqipërisë, Adriana Hobdari do të shkojë pasditen e të hënës në selinë e Ministrisë së Jashtme greke për të dorëzuar këtë notë proteste

Forcohen masat e sigurisë rreth Ambasadës shqiptare

Ndërkohë policia ka rritur masat e sigurisë rreth selive diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë.

Masat po zbatohen në ambasadën shqiptare në Athinë dhe konsullatat në Selanik dhe në Janinë.

Kjo me qëllim parandalimin e ndonjë reagimi të mundshëm pas vrasjes së ndodhur dje në Bularat.

Reagimi i Athinës

Dje Ministria e Jashtme greke duke kërkuar prej Shqipërisë sqarime rreth ngjarjes në Bularat e quajti të papranueshëm faktin që operacioni precipitoi me humbjen e një jete njerëzore.

Madje nënvizoi se pas zbardhjes së rrethanave do të bëhen dhe veprimet e nevojshme.

Nga ana e saj ministria e Jashtme shqiptare e quajti të pajustifikueshëm dhe zhgënjyes reagimin e diplomacisë fqinje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *