Vrasja e mësuesit, flet 13 vjeçarja që e akuzoi: Atë ditë nuk isha në klasë

vdekje-zi.jpg

Në 6 tetor të një viti më parë, një 18 vjeçar i radikalizuar theri me thikë profesorin 47 vjeçar Samuel Paty në Francë.

Pas pothuaj 4 muajsh, 13 vjeçarja që e akuzoi mësuesin se e kishte nxjerrë nga klasa pasi ajo ishte myslimane, dhe ai do  të tregonte karikaturat e profetit Muhamed, rrëfen se ka gënjyer për çdo gjë.

Por ishte pikërisht gënjeshtra e saj që nxiti fushatën e urrejtjes kundër 43 vjeçarit, për të përfunduar tek vrasja e tij.

Ajo, sajoi historinë për të gënjyer babain e saj, sepse nuk donte që ai të merrte vesh se ajo në klasë nuk kishte qenë fare atë ditë, si shumë ditë të tjera. Nuk donte ta zhgënjente pasi motra e saj binjake shkonte në shkollë rregullisht dhe ishte shumë më mirë me nota.

Vajza 13 vjeçare rrëfeu çdo gjë para hetuesve. Dhjetë ditë më vonë pas protestave të babait të 13 vjeçares, dhe presioneve të ambienteve islamike, Pati 47 vjeç, u ther me thikë sapo doli nga shkolla.

Në variantin e sajuar nga 13 vjeçarja, Paty i kishte kërkuar nxënësve të besimit mysliman të ngrinin dorën, pasi ai donte t’i tregonte klasës karikaturat e profetit Muhamed të publikuara nga Sharli Hebdo.

Nxënësja gënjeu agjentët e policisë menjëherë pas vrasjes duke thënë se profesori e kishte nxjerrë jashtë klase pasi ajo po e shqetësonte. Një sajesë e mbështetur në gënjeshtra dhe akuza për islamofobi në shkollë.

Pati nuk i kërkoi askujt të dalë përjashta madje iu kërkoi atyre që nuk donin të shihnin karikaturat që të mbyllnin sytë. Ndërsa tashmë 13 vjeçarja pranon se nëse nuk do e kishte gënjyer babain e saj, asgjë e tillë nuk do të kishte ndodhur.

Babai i saj është nën hetim tashmë për bashkëpunim në vrasje.

scroll to top