Vrasja e minoritarit/ Oficer grek në Tiranë për hetimet

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, polici grek do të udhëtojë në Shqipëri në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve “në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh", pasi një palë e huaj ka vetëm të drejtën e vëzhgimit të procesit.

Pesë ditë pas vrasjes së minoritarit në Gjirokastër dhe tensioneve mes dy vendeve, një oficer grek do të vijë sot në Gjirokastër për të ndjekur nga afër hetimet për ekzekutimin e Konstantinos Katsifas nga RENEA ditën e diel.

“Ne do të punojmë me policinë shqiptare për të marrë të gjitha informacionet në lidhje me hetimin për vrasjen e Kacifas” thuhet në njoftimin e autoriteteve greke, shkruajnë mediat në vendin fqinj.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, polici grek do të udhëtojë në Shqipëri në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve “në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh”, pasi një palë e huaj ka vetëm të drejtën e vëzhgimit të procesit.

Udhëtimi i oficerit në Shqipëri sipas mediave greke vjen vetëm disa orë pas një bisede telefonike mes zëvendës Ministrit të Jashtëm George Katrougalos me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Prokuroria e Gjirokastrës në bashkëpunim me Krimet e Rënda në Tiranë vijojnë hetimet në Shqipëri për vrasjen e grekut, trupi i të cilit ndodhet në morgun e QSUT për një ekspertizë të detajuar.

Ndërkohë që edhe pala greke ka hapur një hetim në Athinë. Konstantinos Katsifas u vra ditën e diel në Gjirokastër nga RENEA, pasi nuk pranoi që të dorëzohej dhe hapi zjarr kundër efektivëve.

Lër një koment