Vrasja e motrës me vëllanë më Mirditë, Vledison Filopati po merrte nga puna Esmeraldën kur…

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Mirditë, ku u vranë motër e vëlla, Esmeralda dhe Vledison Filopati.

Autor i krimit është ish-burri i Esmeraldës, Fatmir Kolecaj.

Bëhet me dije se Vledison Filopati po merrte nga puna Esmeralda Filopatin e cila punonte në një dyqan në Rrëshen.

Më pas Fatmir Kolecaj i ka bërë pritë dhe pasi i la të vrarë në vend me armë zjarri u largua në drejtim të papritur, edhe pse Policia po ushtron më shumë kontrolle në zonën ku jetonte, në Zejmen.

Më tej bëhet me dije se kur çifti ishin së bashku, Fatmir Kolecaj e dhunonte vazhdimisht Esmeralda Filopatin duke e rrahur edhe me kabllo apo e kërcënonte me armë.

Kolecaj u arrestua në 2017 dhe u dënua me 10 muaj burg ndërsa pasi la qelinë iu dha urdhër mbrojtje Esmeralda Filopatit. Urdhri i Gjykatës nuk zbatohej nga Fatmir Kolecaj i cili i afrohej shpesh familjes Filopati dhe Esmeraldës që kishte me 47- vjeçarin tre vajza.