Policia vijon ende kërkimet për kapjen e 21-vjeçarit Aldo Rama, i cili pak më parë qëlloi për vdekje oficerin e Krimeve në Komisariatin e Lezhës, Saimir Hoxha.
Bëhet me dije se autori i vrasjes së efektivit është fshehur në një zonë me dendësi të dendur jo shumë larg prej vendit ku kreu krimin.
Ndërkohë policia po monitoron situatën nga ajri me helikopter.
Bëhet me dije, se 21-vjeçari ka qëlluar me armë në drejtim të helikopterit.

