fbpx

Vrasja e Oliver Ivanoviçit/ Të dyshuarit dalin para drejtësisë më 30 dhjetor

oliver-ivanoviq-696x392-780x439.jpg

Seanca dëgjimore për përfshirjen e të dyshuarve në vrasjen e kryetarit të SDP, Oliver Ivanoviç, do të mbahet më 30 dhjetor.

Këtë e ka bërë të ditur avokati mbrojtës i një nga të paditurve, Mahmut Halimi.

“Po seanca fillestare është caktuar më 30 dhjetor në orën 09:30 në Prishtinë”, ka thënë Halimi.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër gjashtë personave në rastin e vrasjes së Ivanoviçit.

Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit 2018, pranë zyrës së partisë së tij në Mitrovicën veriore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303