Vrasja e Sabrinës me bukë në gojë, Spiropali del e revoltuar dhe bën thirrjen urgjente ndaj ILD

elisa.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka dalë me një thirrje urgjente ndaj ILD-së që të fillojë hetim të thelluar lidhur me vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti.

“Lufta kundër këtij fenomeni kërkon përgjegjësi institucionale dhe dënime shembullore, që raste të tilla të mos përsëriten duke lënë pas trishtimin dhe vulën e turpit mbi një shoqëri të tërë”.

Sabrina 23 vjeç, nënë e një vajze 3 vjeçe, gjeti vdekjen makabre nga një kriminel i liruar rishtas në rrethana të errëta.

Vrasja e grave dhe vajzave në familje është krim i llahtarshëm brenda një kodi maskilist patriarkal të atyre që gruan e shohin si pronë me të cilën mund të bëjnë gjithçka; ta mbajnë, ta shesin, ta blejnë, ta dhunojnë, e madje edhe ta asgjesojnë.

Këto krime të rënda lehtësohen dhe ndihmohen nga padrejtësi sistemike dhe praktika korruptive në sistemin e drejtësisë.

Për të nxjerrë të vërtetën dhe për të dënuar sipas ligjit autorët, i bëj thirrje Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të kryejë HETIM të thelluar të këtij rasti makabër në krejt hallkat e zinxhirit prokurori- gjykatë.

Lufta kundër këtij fenomeni kërkon përgjegjësi institucionale dhe dënime shembullore, që raste të tilla të mos përsëriten duke lënë pas trishtimin dhe vulën e turpit mbi një shoqëri të tërë.

U prehsh në paqe Sabrinë!

Ngushëllime familjarëve!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303