fbpx

Vrasja e Santiago Malkos, dëshmia e të atit: Pse nuk janë kapur autorët? Djali im s’kishte konflikte, si e mora vesh lajmin

Santiago-Malko-01-850x450-600x360.jpg

Santiago Malko u vra dy vite më parë në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Së fundmi është zbardhur deklarata e babait të viktimës, i cili ka thënë se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd.

Më tej, Shefqet Malko ka thënë se lajmin e hidhur për vrasjen e të birit e ka marrë vesh nga lajmet në media.

Pse uniformat blu nuk i kanë kapur autorët. Unë nuk kam pasur dijeni që djali im të kishte konflikte me ndonjë person. Nuk njoh asnjë nga personat e dyshuar.

Në seancë nuk është paraqitur bashkëshortja e viktimës Dea Malko dhe sipas burimeve ajo rezulton të jetë larguar jashtë vendit.

Në kërkim për vrasjen e Malkos janë Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç; Xhoni Nica, 24 vjeç.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303