Vrasja e shqiptarit në burgun grek, dalin detajet

Një shqiptar është vrarë ditën e sotme në burgun e Koridhalos në Greqi. Viktima quhet Arbër Bako, i cili vdiq si pasojë e plagëve të shumta nga goditjet me thikë.

Por, disa detaje janë zbardhur ditën e sotme, menjëherë pas ngjarjes. Mësohet se Arbër Bako është autor i vrasjes së 15 personave me kallashnikov në zonën e Pireut.

Sipas gazetarit Robert Goro, Bako ishte i dënuar me 23 vite burg si pasojë e ekzekutimit të 15 viktimave. Gjithashtu, Bako njihej si një person i rrezikshëm dhe i dhunshëm.

Në lidhje me vrasjes e Bakos, gazetari thotë se shqiptari ishte vetëm ekzekutori ndaj 15 personave dhe janë të tjerë ata që kanë urdhëruar Bakon. Mendohet se Bako është vrarë që të mos tregojë në gjyq emra e ngjarje./real-news.tv