fbpx

Vrasja e shqiptarit në kufirin grek, reagon policia shqiptare

4fbd1907-73f3-4360-8266-59201e74339f.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar sot në lidhje me vrasjen e djeshme që ndodhi në kufirin greko-shqiptar, ku pas një përleshje me armë zjarri mes disa trafikantëve dhe policisë, mbeti i vrarë një shqiptar.

“Ditën e djeshme, Policia e Shtetit u informua nga Policia greke për vrasjen e një shtetasi shqiptar. Sipas informacionit të Policisë greke, shtetasi A.M., 39 vjeç, humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri.

Policia e Shtetit është në proces të vazhdueshëm shkëmbimi informacioni me Policinë greke për këtë çështje. Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe greke, Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar”, thuhet në njoftim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *