fbpx

Vrasja e taksistit 71-vjeçar, flet miku i tij: Ishte njeri shembull për të gjithë fshatin

Vrasja e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla ende vijon te jetë enigmatike dhe nuk ka shumë detaje të zbardhura. Së fundmi, një mik i viktimës ka rrëfyer disa detaje për Report Tv.

Shoku i taksistit të vrarë ka theksuar se nuk di që familja e tij të ketë patur konflikte me ndokënd.

“Ishe njeri shembull për të gjithë fshatin. E pinim kafen çdo mëngjes bashkë. Nuk di të kenë patur ndonjë konflikt si familje”, ka thënë ai mes të tjerash.