Vrasja e trefishtë në Mat, Basha: Dëshmi e degradimit total të shtetit

basha.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi vrasjen e trefishtë në Mat si një “dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”.

Basha shkroi në Facebook: “Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli. Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen. Po ashtu, i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.
Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303