Vrasja me 6 plumba/ Zbardhet autopsia e Eri Zefit, ja çfarë u konstatua

Të tjera detaje të rënda kanë dalë nga vrasja e 34-vjeçarit, Eri Zefi.

Ai u ekzekutua 6 ditë më parë në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës më 6 plumba, 4 në kokë dhe 2 në gjoks.

Ndër të tjera në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. Gjë kjo që konfirmon se autorët ose autori e ka marrë viktimën deri në pikën ku gjet i vrarë dhe më pas ka kryer ekzekutimin duke dashur të humbësin edhe gjurmët për shkak të terrenit të thyer dhe jo të populluar.

Viktima u gjet i vrarë rreth orës 16:00 të së mërkurës në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së Kombit. Ka qenë një banor i zonës i cili ka pikasur trupin e viktimës në një kanal dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja plumbash çka ka vështirësuar punën e hetuesve.

Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal. Kjo ngjarje ka ngritur dyshimet se vrasja e Eri Zefit mund të jetë kryer për shkaqe hakmarrje nga të afërm të viktimës që vëllai i tij la më 24 shkurt të këtij viti.