Vrasja në ‘Astir’/ Zbulohet autori që qëlloi mbi Vilson Tafçiun, policia në kërkim të tij! Ja si ndodhi ngjarja…

Vrasja e Vilson Tafçiut dy ditë më parë në zonën e “Astirit” ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes tij dhe autorit të krimit.

Sipas informacioneve, autori i dyshuar është Noel Dishi, i cili sipas burimeve me viktimën ka pasur konflikt për pazare droge disa vite më parë në Francë.

“Bazuar në veprimet e kryera dhe  provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke  vrarë shtetasin V. T”, thotë policia në njoftimin zyrtar të ditës së sotme.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.