fbpx

Vrasja në Ballsh, gjyshërit kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve

masakra-ballsh.jpg

Para disa javësh, vrasja e gruas dhe kunatës nga Gazmend Musta tronditi opinionin publik shqiptar. Masakra ndodhi për një motiv fare banal, por sot prindërit e autorit kanë dhënë një deklaratë për media.

Ata kanë theksuar se do luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të djalit të tyre. Bedri dhe Lumturi Musta theksuan se i janë drejtuar Gjykatës së shkallës së Parë në Fier që të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

Gjyshërit theksojnë se ‘kriteret për të mbajtur fëmijët i plotësojmë, që t’i mbajmë të lumtur të shëndetshëm dhe të shkolluar. Unë kam besim të plotë te gjykata, e cila do të vendosë se kush i plotëson kushtet e fëmijëve për t’i marrë’.

Momentalisht, fëmijët jetojnë në fshatin SOS. /real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303