fbpx

Vrasja në Ballsh, kryebashkiaku: Fëmijët i çuam në fshatin SOS

Screenshot_32-1.jpg

Disa ditë pas krimit makarbër ku një 34-vjeçar vrau me thikë gruan dhe motrën e saj 18-vjeçare, kryetari i bashkisë së Ballshit tregon detaje të tjera rreth ngjarjes. Në një prononcim për gazetarin e News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ervis Kuçi, Agron Kapllanaj pohon se të gjithë banorët e zonës janë të shokuar për ngjarjen, ku të vrara mbetën Gentiana dhe Merisa Caushi.

Mes të tjerash kryebashkiaku tregon edhe gjendjen në të cilën ndodhen aktualisht dy fëmijët e çiftit të mitur, të cilët ishin në banesë gjatë kohës kur Gazmend Musta masakroi me thikë nënë e tyre dhe tezen.

Kapllanaj tha se pak pas krimit, Gazmendi i kishte çuar fëmijët të dy në polici, ndërsa këta të fundit u trajtuan nga një punonjës social dhe psikolog dhe me pas u derguan ne fshatin SOS. Po ashtu kryebashkiaku tregon se bashkia ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve të funeralit për dy motrat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *