fbpx

Vrasja në Kavajë/ Mësohen të gjitha detajet, ja si nisi sherri që rezultoi fatal për 26 vjeçarin

Janë zbardhur të tjera detaje nga vrasja e ndodhur në Kavajë dy netë më parë, ku shtetasi Xhevdet Leçini, 60 vjeç, vra në lokalin e tij shtetasin 26 vjeçar, Marjus Ismaili, pas një sherri në dukje banal pasi kishin konsumuar për orë të tëra pije alkoolike.

Sipas dëshmive të fundit Leçini mësohet se është fyer rëndë nga viktima lidhur mbi gruan dhe vajzën e tij.

Vrasja është kryer në prani të tre personave, midis të cilëve edhe dy shokëve të autorit të krimit.

Por Leçini mesa duket nuk është përballur për herë të parë me një situatë të tillë. Kjo pasi Marjus Ismailaj, i cili shiste ujë me autobot, e kishte ofenduar edhe herë të tjera.

Ditën e krimit mësohet se Leçini sapo ka parë viktimën është përpjekur ta mbyllë lokalin. Leçini është larguar përkohësisht nga lokali për ty kthyer aty më pas me dy shokët e tij, me mendimin që viktima ishte larguar dhe nuk do kthehej më.

Ai është kthyer në lokalin e tij bashkë me dy shokë të tij ku ka konsumuar raki me mish të pjekur, kur në lokal ka ardhur Marjus Ismaili dhe është ulur me ta.

Ismaili ka porositur një birrë por porosia është anuluar nga Xhevdet Leçini.

Ky i fundit i është drejtuar viktimës me fjalët se nuk të jap birrë pasi ti nuk paguan pasi nuk ke lekë.

Ka qenë ky momenti ku midis Xhevdet Leçinit dhe Marjus Ismailit ka nisur debati.

Ismaili mësohet se ka nisur ta ofendojë sërish nga vajza dhe gruaja Leçinin, ndërsa ky i fundit ka marrë nga banaku armën e gjahut, duke ia drejtuar atij.

Edhe pse me armën përballë Marjus Ismaili ka vazhduar të ofendojë autorin duke iu drejtuar me fjalët ‘Çfarë do më bësh do më rruash k…’, ‘Do të q… robt…”.

Në këtë moment Xhevdet Leçini ka goditur Leçinin me një plumb të vetëm duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë që ka lënë armën në banak dhe është vetëdorëzuar në polici.