fbpx

Vrasja në Laprakë, zbulohet e shkuara e errët e të dashurit

e5c59747-dcd9-463e-8423-a910f67a98f1.jpg

Një vajzë 17-vjeçare mbeti e vrarë sot në një atentat që tronditi Tiranën ndërsa i dashuri i saj u plagos rëndë.

17-vjeçarja Griselda Gjinkola dhe i dashuri i saj, 23-vjeçar Erion Benga u qëlluan me armë zjarri sapo hynë në makinën tip “Mercedes Benz” A Class ngjyrë gri me targa “AA 266 MS”, parkuar në mes të një sheshi në kompleksin Gintash në Laprakë.

Mësohet se Benga ka qenë i arrestuar më herët në 2016 për shantazh ndaj një vajze në lidhje me fotot intime.

Në qoftë se vajza nuk paguante 2 mijë euro, atëherë do të publikoheshin fotot dhe videot intime të saj.

Nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë në bizneset përreth ku ka ndodhur edhe ngjarja, policia ka identifikuar njërin nga autorët, por ende nuk e ka bërë të ditur për shkak të vazhdimit të hetimeve. /Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *