21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Vrasja në Lezhë/ Policia jep detajet: Oficeri i Krimeve humbi jetën rrugës për në spital, ai…

spot_img

Policia e Lezhës ka dhënë informacione lidhur me vrasjen e oficerit të Krimeve.

Saimir Hoxha, oficer policie në departamentin e krimit, ka ndërruar jetë gjatë përpjekjeve të kolegëve të tij për ta dërguar në spital pas të shtënave me armë zjarri gjatë një operacioni në Ishull Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit  për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat