fbpx

Vrasja në Pogradec, fqinja: Olsi doli nga banesa i lyer në gjak, kërkonte vajzën

E tmerrshme për të gjithë ka qenë ngjarja horror e ndodhur mbrëmë në Pogradec.

Një prej fqinjëve të familjes tregon detaje tronditëse.  Ajo hedh poshtë fjalët që debati ka nisur për vajzën 15-vjeçare dhe telefonin e saj pasi kjo e fundit në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë në shtëpinë e saj dhe ka kërkuar bombolën për të bërë kafen gjyshes së saj.

I gjithë sherri duket se ka nisur si fillim mes dy vëllezërve pasi Olsi kishte një qen që e mbante në banesë dhe ky i fundit ishte duke ulëritur, vëllai i Olsit i ka gjuajtur me një objekt të pushonte dhe kaq ka mjaftuar që Olsi më pas të fillonte debatin duke përfunduar me vrasjen e nënës së tij e cila sapo ishte kthyer nga toka bujqësore.

Vajza 15 vjeçare në momentin që ka dalë nga banesa e komshijes ka parë që i ati kishte vrarë gjyshen dhe ka marrë biçikletën për të shkuar në polici. Dëshmitarja tregon se e ka parë Olsin me mjetin prerës në dorë dhe shumë i qetë e ka pyetur se ku shkoi vajza.

Ndërsa në oborr ishte e shtrirë dhe e vrarë e ëma. Vajza e vogël ka treguar më herët për komshinjtë se ishte mjaft e mërzitur për faktin që ka dalë në media se shkak është bërë ajo dhe telefoni pasi kjo nuk ishte e vërtetë.