Vrasja në Shkodër, shoqërohet këshilltari bashkiak

Mustafe-Lici.jpg

Një ditë pas ngjarjes së djeshme në Shkodër ku u vra Fato Verracaku dhe u plagos Fatmir Mejaj policia ka kryer shoqërimin e parë.

Anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak Mustafa Lici u shoqërua që në orën 6 të mëngjesit të ditës së sotme.

Mësohet se Lici ka qenë në banesën e tij në afërsi të Zooteknikës kur FNSH me efektivë të maskuar kanë rrethuar fillimisht banesën dhe më pas kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat. Po sipas këtyre burimeve Lici vazhdon që të merret në pyetje lidhur me atentatin e djeshëm.

Që pas shoqërimit dhe deri më tani familjarët e këshilltarit të Bashkisë nuk janë lejuar që të kenë asnjë lloj kontakti me të. Ata kanë kërkuar që t’i dërgojnë ujë dhe ushqime, por kjo gjë nuk është pranuar nga policia.

scroll to top