23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Vrasja në Vlorë, flet fqinja: Burri ishte shumë xheloz

spot_img

Qyteti i Vlorës u trondit mesditën e sotme nga një tjetër ngjarje e rëndë, ku një burrë mbyti gruan e tij me duar dhe më pas preu damarët e tij me thikë në gjendje të rënduar psikologjike.

Banorët e lagjes, fqinjë të familjes Lera kanë treguar se Teodor Lera, të cilit të gjithë i thërrisnin Todi, ishte shumë xheloz për gruan e tij Eva, aq sa nuk e linte atë të dilte as nga shtëpia.

“Vajza ka ardhur në mëngjes në Vlorë se ajo rrinte në Tiranë, ishte studente. Ai ishte shumë xheloz. Ai nuk punonte, vetëm kjo punonte, shiste rroba. Ata jetojnë prej 5 vitesh në shtëpinë e vëllait të tij në Vlorë. Por ishte shumë xheloz. Ajo nuk dilte nga shtëpia, as flokët nuk i krehte sepse ishte ai xheloz. Vetëm në punë e brenda. Kanë ardhur nga Bunavia që të punonte dhe ai. Se shtëpinë e tyre e kishin në Bunavi”, tregoi një nga fqinjët e familjes. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat