fbpx

Vrasja që tronditi kryeqytetin, policia del me njoftimin zyrtar

policia-tirane_1_3_14_03.jpg

Policia ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen që ndodhi sot në Tiranë.

“Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.  Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303