fbpx

Vrasja që tronditi qytetin, flet kreu i bashkisë: E kisha kushëri të largët, ishte…

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Himarën. Biznesmeni Niko Goro u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë nga Kliti Leka pas një konflikti që kishin pasur për shkak se autori pretendonte se pasi i dha tokën për të ndërtuar pallatin, 51-vjeçari nuk ia kishte dhënë të gjitha lekët duke i ngelur borxh.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro.  “Niko Goron e kam pasur kushëri të katërt ose të pestë, të largët. Por e njihja si biznesmen të suksesshëm. Nuk isha në dijeni të konfliktit. Autorin nuk e njoh” tha ai për Abcnews.al.