Vrasje e paralajmëruar/ Detaje të reja nga krimi i rëndë sot në në Tiranë

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në mëngjes në Tiranë ka tronditur opinionin publik. Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja.

Për shkak të një një konflikti të hershëm për pronën mes Liries dhe kunatit të saj, Dashamir Xhepa, i shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar për ngjarjen, duket se vrasja ka qenë si e paralajmëruar.

Ky konflikt ka nisur që në 2008.

Sipas informacioneve të policisë, Lirie Xhepa është qëlluar me tre plumba dhe është gjetur e hedhur në disa shkurre. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë, ndërsa nuk kanë arritur ta identifikojnë pasi kishte plagë edhe në fytyrë. /real-news.tv/