Vrasjet e shqiptarëve, policia greke me deklaratë zyrtare

Pas serisë së vrasjeve të qytetarëve shqiptarë në Greqi, ka ardhur dhe një reagim zyrtar i autoriteteve greke.

Ka qenë policia e Greqisë e cila, në një deklaratë për shtyp, ka njoftuar që sipas saj janë marrë të gjithë hapat e nevojshëm procedural dhe të gjitha ngjarjet janë zbardhur por pa u ndalur konkretisht tek secila prej tyre.

“Në lidhje me vrasjet e fundit të shtetasve shqiptare ne Greqi, bëjmë me dije se:

Për të gjitha rastet, policia greke ka nisur hetimet paraprake dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme procedurale në bashkëpunim me prokurorinë, me qëllim zbardhjen e rasteve, krijimin e akuzave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sqarojmë se të gjitha ngjarjet janë zbardhur”, deklaron Policia greke.

Katër shqiptarë janë vrarë në Greqi nga nëntori deri në mbrëmjen e kaluar.

Lër një koment