Elidon Kotorri, autori i vrasjes së trefishtë në vitin 2000 në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, është liruar sot nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit.
Ai fitoi lirinë pasi kreu 20 vite burg, por përfitoi nga amnistia dhe sjellja e mirë gjatë kohës së qëndrimit në burgun e Peqinit.
Kotorri u dënua më burgim të përjetshëm për vrasjen e Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit dhe për plagosjen Grigor Stefanit.
Avokatët e Kotorrit dërguan në Gjykatën e Strasburgut vendimin e Gjykatës tonë të Apelit për dënim të të përjetshëm në vitin 2007. Hetimet zbuluan se gjykimi nga pala shqiptare kishte problematika dhe shkelje ligjore. Përfundimisht, Strasburgu e reduktoi dënimin e tij në 25 vjet.
Duke përfituar nga amnstia e drejtësisë shqiptare dhe sjellja e mirë në burg, Kotorri kreu 20 vite burg dhe sot është i lirë.