fbpx

Vrau çiftin në Gjirokastër, nis gjyqi për Apostol Kostën

10-7-592x381.png

Gjykata për Krime të Rënda nis procesin ndaj Apostol Kostës, i cili dy vite më parë vrau çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi pas disa proceseve gjyqësore për prishjen e një muri.

I pandehuri Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar edhe dy granata.

Sipas dëshmive të të afërmve gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe pas vrasjes Apostol Kosta tentoi të vras veten.

Tashmë procesi është në fazën fillestare, ku janë njoftuar viktimat e procesit dhe seanca e radhës do të zhvillohet në 10 shtator.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ndodhi 25 tetor 2017 në lagjen “Palorto” të qytetit për konflikte pronësie me kushëririn e tyre. Apostol Kosta 70 vjeç,  pasi beri krimin qëlloi edhe veten, duke u plagosur. Një palë shkallë të ndërtuara nga Apostol Kosta që dilnin 4 metra në oborrin e kushërit të parë janë shkaku i ngjarjes.

Konflikti i hershëm për një palë shkallë-Çështja kishte marrë zgjidhje ligjorë në gjykatë vetëm pak ditë më parë, ku ishte vendosur që 70 vjecari të prishte shkallën që nisnin nga brenda oborrit të tij po dilnin në atë të fqinjit kushëri. Debati ka qenë i hershëm, por mbrëmjen e së martës ka përshkallëzuar ndjeshëm, derisa Apostol Kosta në orët e para të mëngjesit shkrepi breshëri kallashnikovi ndaj cifti të bashkëshortëve në oborrin e banesës.

Autori kishte hedhr edhe një granatë-I moshuari ka hedhur drejt banesës së kushëririt edhe një granatë e cila fatmirësisht nuk ka plagosur. E gjitha ka ndodhur në pak minuta, ndërsa në banesë ndodhej djali nga martesa e parë e Afërdita Kostës. Aleks dhe Afërdita Kosta, ishin një cift i njohur në qytetin e Gjirokastrës. Ai ishte një muzikant i njohur ndërsa ajo mësuese

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303