Vrau dhe hodhi në kanal trupin e 22-vjeçarit, kapet autori

Policia ka arritur të arrestojë mbrëmë autorin e vrasjes së një 22-vjeçari në Fier.

Mësohet se autori ka përplasur me makinë të riun, i cili identifikohet si Arif Xhafa, ku më pas ka hedhur trupin e pajetë në një kanal pranë rrugës ku ndodhi aksidenti vdekjeprurës.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ku vetëm mbrëmë policia bëri të mundur kapjen e tij.

Policia njofton se autori, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se ka aksidentuar Arif Xhafa dhe më pas është larguar nga vendngjarja./real-news.tv