fbpx

Vrau greken, shqiptari ka një tjetër akuzë

aleksander-780x405.jpg

Vrasja e studentes greke nga shqiptari Aleksandër Luca dhe Manolis Koukuras ka qenë një ndër ngjarjet më shokuese në shtetin fqinj. Kujtojmë që Luca së bashku me Koukuras-in goditën dhe më pas hodhën në det trupin e Eleni Topaloudit, pasi kjo e fundit refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me djemtë.

Tanimë, Aleksandër Luca po përballet me një tjetër akuzë. Mësohet se menjëherë pas ngjarjes me studenten greke, ai ka abuzuar seksualisht me një vajzë me aftësi të kufizuara. Këtë lajm e kanë zbuluar mediat greke, ku për këtë është rrëfyer një rom.

Ai ka thënë se ka qenë i pranishëm në momentin e abuzimin ndaj vajzës me aftësi të kufizuara./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303