Vrau gruan dhe vajzën, 43-vjeçari shfaq pendesë

Ndrecaj-me-gruan-600x450.jpg

Autori Pjetër Nrecaj së bashku me bashkëshorten

Rreth tre muaj pas ngjarjes që tronditi Kosovën është dhënë dënimi për 43-vjeçarin që ekzekutoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 9-vjeçare.

Pjetër Nrecaj është dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes, Valbonës dhe vajzës së tij K.N. Nrecaj u dënua edhe për armëmbajtje pa leje.

Më 31 tetor në Gjykatën Themelore të Gjakovës, Pjetër Nrecaj, është deklaruar sërish fajtor për dy veprat penale që akuzohet: vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Vrasjen e vajzës së tij, e ka konsideruar aksidentale.

“Dihet se dy anëtarë të familjes i kam humbur. Edhe vajzën e vogël aksidentalisht dhe e pranoj fajësinë dhe jam i penduar,” kishte thënë Nrecaj.

Valbona Nrecaj ishte në proces divorci me të shoqin ndërsa u qëllua për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit ndërsa pesë orë më herët ajo kishte njoftuar policinë për kërcënimet që po i bëheshin nga ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303