fbpx

Vrau gruan në biznesin e tyre, flet burri: Kam 30 vite që e duroj dhe e vrava…

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Durrës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autori Ruzhdi Tosuni e ka njoftuar vetë policinë duke u thënë “ejani se kam vrarë gruan”.

Pyetjes së policisë së “ku ndodhej”, autori i është përgjigjur duke thënë “para dyqanit po ju pres”.

Kur ka shkuar policia ai i ka dorëzuar çelësat e qepenit dhe të dyqanit. Teksa e shoqëronin në polici dhe e pyetën se përse e vrave gruan, autori është shprehur se “ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava”.