fbpx

Vrau gjyqtaren, Prokuroria: Burg përjetë për Kasemin

1541077003_fadilkasemidhefildez.jpg

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot burg përjetë për Fadil Kasemin, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu që Kasemi, dënimin ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë.

Si ndodhi ngjarja?

Fildez Hafizi u vra në 31 gusht 2017, sapo kishte dalë nga parukeria. Ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi iu afrua dhe e qëlloi atë me një plumb në kokë.

Gjyqtarja u qëllua në befasi nga ish-burri i saj, me të cilin kishte 2 fëmijë. Fadil Kasemi e pranoi krimin, por dy fëmijët  e tij ngelën jetim dhe u shprehën se nuk duan ta takojnë më.

Dëshmia e Kasemit

Kasemi ka shpjeguar në dëshminë e tij se me ish-gruan ka pasur marrëdhënie shumë të mira, deri në momentin kur ajo ka fituar studimet për në shkollën e magjistraturës.

I pandehuri i këtij procesi gjyqësor, ka pohuar se motivi i këtij krimi të rëndë ka qenë pikërisht mosmirënjohja nga ana e gruas dhe devijimi i sjelljes së saj në marrëdhënien bashkëshortore.

Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë. Në 2015-n Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët.

Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *