fbpx

Vrau shokun e ngushtë dhe i dogji trupin, burg përjetë për shqiptarin

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm, të akuzuarin Trimor Lalinovci.

Ngjarja e rëndë ndodhi vitin e kaluar më 11 dhjetor në Kosovë, ku shtetasi Trimor Lalinovci i mor jetën shkut të tij 33-vjeçar Shkodran Bytyçi dhe më pas i dogji trupin.

I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve dhe shkak për ngjajrjen tragjike mendohet të jetë bërë një borxh mes tyre. Më pas marrëdhëniet mes shokëve janë prishur dhe i riu ka ndërmarrë aktin ekstrem. Ndërkohë ditën e sotme Gjykata themelore e Ferizajt ka dhënë masën e dënimit të të përjetshëm për Lalinovcin.

“Gjykata ka ardh në përfundim se shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale ndaj të akuzuarit dhe përgjegjësinë Penale. Gjykata është e indur se dënimi i shqiptuar do ta arrijë qëllimin e dënimit për parandalimit e të akuzuarit për kryerjen e veprave penale. Kundër këtij aktykimi palët kanë të drejtë për ankesë”, thuhet në vendimin e gjykatës.