13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Vrau shokun, gjykata vendos masën për autorin

spot_img

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën ditën e sotme për Ndue Zefin, autorin e vrasjes së mikut të tij 45-vjecar, Martin Ndreca. Mësohet se masa që u vendos ndaj autorit është ‘Arrest me burg’, i cili akuzohet për dy veprat penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi pas një sherri banal mes dy shokëve në një lokal të fshatit, i cili degjeneroi deri në vrasje të Martin Ndrecës. Viktima dhe autori kishin konsumuar alkool që të dy, të cilët janë rrahur e më tej Ndue Zefi qëlloi për vdekje me pistoletë 45-vjeçarin.

Autori qëlloi 5 herë, por vetëm një plumb arriti të prekë trupin e viktimës, i cili ndërroi jetë./real-news.tv

 

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat