Vrau shokun pas sherrit! Dibrani 2 vite më parë u mor peng për të kërcënuar Tafçiun për drogë

Noel Dishi i arrestuar për vrasjen e Vilson Tafçiut mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit sot ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë. Report Tv mëson se Dishi, i njohur edhe me dy emra të tjerë u mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës.

Ai u mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i kaloi prokurorisë së Durrësit. Dishi, sipas burimeve u mor peng për të kërcënuar Vilsonin pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar një sasi droge.

Debatuam me Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe më shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar” ka deklaruar Dishi sot në gjykatë.