Vrau shqiptarin, greku akuzon policët për dhunë

Greku Efthimios Efthimiu, i cili dyshohet se vrau shqiptarin Devi Kasmi , ka pasur seancën e radhës gjyqësore.

Ai përveçse nuk e ka pranuar vrasjen e Kasmit, por ka akuzuar policët për dhunë pasi prangat ia kanë shtrënguar shumë në duar.

Ai ka treguar kyçet, ku dallohen disa shenja nga prangat.

Ai akuzohet që prej 29 janarit të vitit 2018 për vrasjen e Devi Kasmit me 4 plumba, e cila dyshohet se ishte një vrasje me pagesë.