fbpx

Vrau të moshuarën italiane për 50 euro, shqiptari mohon akuzat: Unë kam qenë…

sergio-dhe-diva.jpg

Sergio Malaj është 19-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e 91-vjeçares italiane Diva Compagnucci.

Bëhet me dije se ai i kishte kërkuar zonjës, në shtëpinë e së cilës punonte e ëma e Sergios, 50 euro.

Ajo nuk ia kishte dhënë pasi paratë i duheshin për të shkuar në parukeri.

I riu shqiptar nuk ka pranuar fajin dhe akuzën edhe pse disa dëshmitarë kanë deklaruar se Sergio Malaj ka qenë atë ditë rreth e qark pallatit e mbi të gjitha kundër tij janë dhe veshjet e ndotura me gjak e gati për t’u larë në lavatriçe , të gjetura në banesën e tij.

Ndërkohë, ai ka thënë se nuk e ka vrarë të moshuarën italiane.

” Nuk e kam vrarë unë. Nuk kam qenë në atë banesë , kam qenë në një vend tjetër”, thotë Sergio

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303